Burimet deklarojnë se të burgosurit janë vrarë me thika dhe armë artizanale të prodhuara në burgun e qytetit Altamira, ku të paktën 13 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Altamira ndodhet në shtetin e Tamaulipas, ku kartelet Los Zetas dhe ai i Gjirit zhvillojnë prej kohësh një luftë për kontrollin e rrugëve të narkotrafikut drejt SHBA.
Lufta mes bandave rivale janë të shpeshta në burgjet e Meksikës. Të burgosurit përdorin armë artizanale, kryesisht thika, gjatë përleshjeve mes tyre.
Rendi në burgun e Altamirës u vendos pasi trupat speciale ndërhynë dhe ndihmuan gardianët. Shumica e burgjeve të Meksikës janë të mbipopulluar dhe në ta mbizotëron dhuna e karteleve të drogës.
Në tetorin e kaluar, 20 të dënuar mbetën të vrarë gjatë përleshjeve në burgun e Matamoros, që ndodhet gjithashtu në shtetin problematik të Tamaulipas.
Mbi 40 mijë meksikanë kanë humbur jetën në dhunën e lidhur me trafikun e drogës që prej dhjetorit të vitit 2006, kur presidenti Felipe Calderon angazhoi ushtrinë për të luftuar kartelet.