VIP
Mel B dëshiron më shumë fëmijë
Mel B thotë se ajo ndjen nevojën për të shtuar familjen e saj dhe mezi pret të ketë më shumë fëmijë, pasi pëlqen të rrethohet nga të vegjlit.
Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, e cila ka dy vajza, Phoenix, 11, dhe trevjeçaren Angel nga lidhjet e mëhershme dhe po ashtu është njerkë e vajzës së burrit të saj Stephen Belafonte, shtatëvjeçares Giselle, dëshiron të shtojë edhe më shumë fëmijë në familje.
“Gjithmonë ndjej nevojën për t’u shtuar. Më pëlqejnë fëmijët, andaj do të doja të rrethohem nga shumë fëmijë”, ka thënë Mel B.