Mensur Kurtishi, golashënuesi shqiptar është në kërkim të një angazhimi të ri dhe është në prag të transferimit në Spanjë.
Skuadra që e dëshiron Kurtishin është Gimnastic nga liga e dytë e Spanjës, që dikur luante edhe në Primera division.
Këtyre ditëve Kurtishi ndoshta duhet të shkoj në prova te ky klub spanjoll, kurse pas disa ditësh do të merret vendimi për angazhimin eventual të tij.
“Kurtishit i është ofruar kontratë gjashtëmujore tek Gimnastic dhe tani ai është duke e shqyrtuar këtë opsion. Ka mundesi të pranojë ofertën, por i vetmi problem është se marrëveshja është e shkurtër, ndërsa Kurtishi është i interesuar të gjej një klub me kohëzgjatje më të madhe”, thotë një burim i afërt i lojtarit në kushte anonimiteti.
Ndërkohë, mësojmë se për shërbimet e Kurtishit janë të interesuara edhe skuadra të ndryshme nga Austria, Kazakistani e të tjerë. Gjatë ditëve në vijim përfundimishtë do të mësojmë se ku do të vazhdoj karrierën e tij sulmuesi kumanovar, i cili muajt e fundit ishte pjesë e Shkëndijës nga Tetova. 25-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Parndorf, Magna, Al Taawon e Al Shaab si dhe disa ndeshje për reprezentacionin e Maqedonisë.