Mbrojtësi Mërgim Mavraj, thotë se për të ndihmuar kombëtaren shqiptare ai është në gjendje të luajë edhe në sulm.
“Pozicioni në fushën e lojës është kompetencë e trajnerit. Gjithsesi, unë nuk e kam problem të luaj në gjitha pjesët e mbrojtjes, madje do luaja edhe në sulm”, ka thënë Mavraj.
Ai është shprehur optimist në prag të ndeshjes së sotme ndaj Norvegjisë, dhe për arritjen e objektivit, kualifikimit në Botërorin 2014.
“Jemi skuadër shumë e mirë, ku besoj se nuk do ta kemi problem kalimin e nordikëve. Mungesat në ekip janë të rëndësishme, por ato nuk do të na pengojnë që të arrijmë objektivin në ndeshjen e radhës”, ka shtuar mbrojtësi.