www.Zemra.Org

Merjem Zaimi, shqiptarja nga Gostivari që udhëheq rininë e komunës Buchs në Zvicër

merjemShqiptarët kudo që janë, janë të zotët. E tillë është edhe 19 vjeçarja shqiptare me prejardhje nga qyteti i Gostivarit, Merjem Zaimi e cila jeton dhe vepron në komunën e Buchs-it në Kantonin e Sent Gallenit në Zvicër.

Merjemja tash e disa vite më radhë është një aktiviste e dalluar në Këshillin për të Rinjtë në Buchs, ndërsa që nga marsi i vitit 2014 ajo është zgjedhur edhe kryetare e të rinjve në këtë komunë.

Ajo merret me rininë, ajo organizon gjitha aktivitetet rinore, pra Merjemi vendos për sa u takon rinisë në komunën e Buchs-it.

Në një intervistë ekskluzive për RadioVala,  Merjem Zaimi thotë se ekspozimi i përditshëm me problemet e të rinjve është ajo që e bën sfiduese në detyrën që bën.

“Në fakt nuk është një sfidë e lehtë. Nëse do të krahasohet pozita në nivelin lokal, ekspozimi i përditshëm me problemet e të rinjve është ajo që e bën sfiduese detyrën. Kam qenë tre vite Anëtare e Bordit (këshillit) dhe kështu me votuan apo me emëruan me shumicën e votave si kryetare te rinisë. Poashtu jam edhe njëra ndër themelueset e shoqatës You Speak Buchs, në të cilën merr pjesë edhe vëllau im dhe ne jemi te vetmit shqiptarë në këtë këshill. Ndonjëherë e humb sensin e realitetit në të cilin ndodhesh, është një sfidë që duhet fituar çdo ditë. Në një farë forme të gjitha këto të dalin çdo ditë përpara. Të njëjtën gjithashtu ua dëshiroj shokëve dhe shoqeve të mia në vendlindje , megjithatë që skam edhe shumë shokë e shoqe atje nga vi unë nga Gostivari”, thotë Merjemja duke dëshiruar që edhe rinia e sidomos vajzat në Gostivar të jenë më aktive që ti shërbejnë vendit dhe komunës së tyre.

“Unë me familjen time vijmë dy deri katër herë në vit në vendlindjen e babait në Gostivar, po ka do gjëra që nuk i shohë mirë dhe e ndjej veten si borxhlie ndaj vendlindjes sime ku shoh rininë shumë pak të aktivizuar gati se hiç. Pizzeriat dhe kafenetë janë përplot që ska dobi fare, e kurse vajzat hiç te aktivizuara. Dëshiroi edhe atje te formohen shoqata ku do ta shprehin vullnetin dhe mendimin e tyre në te mirën e të rinjve, ku jam e bindur se këshilli komunal do ti mirëpres, ka dobi komuna e qyteti.

E pyetur se a ka njohuri se edhe në komunën e Gostivarit funksionon Këshilli Rinor dhe se a do kishte bashkëpunuar me rininë gostivarase, ajo thotë:

“Nuk kam pasur njohuri për këtë, me behet qejfi shumë qe edhe te ne në Gostivar ka Këshill Rinor dhe jemi te hapura pse jo për bashkëpunim”, thotë Merjeme Zaimi.

Merjemja është një vajzë e një familje patriotesh dhe kombëtaresh që prej vitesh punojnë dhe veprojnë në Zvicër.

“Prandaj e dua kombin tim dhe mundohemi te tregojmë anët pozitive tona këtu ku punojmë dhe veprojmë. Kemi korrë suksese, babai im thotë kur mos u kënaq me atë qe ke, por lufto për më shumë se nëse je e kënaqur do të thotë je dorëzuar, për atë jam e re dhe tash sa ja kam filluar. Ju përshëndes nga zemra”, ishte përfundimi i bisedës tonë me kryetaren e të Rinjve në komunën Buchs në Kantonin Sent Gallen, Merjem Zaimi.

Exit mobile version