Interesante

Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Testosteroni është përgjegjës për përpunimin e ngjyrave në tru, por edhe për daltonizëm, i cili më i shpeshtë është tek meshkujt sesa tek femrat.

Me siguri keni përjetuar kombinim të pazakonshëm të ngjyrave që i ka bërë i dashuri juaj ose kolegu nga puna, dhe këtë gjë e keni treguar e përfolur për ditë të tëra. Por, sikurse pak a shumë çdo gjë tek meshkujt, edhe kjo është pasojë e testosteroneve.

Hulumtimi i Universitetit New York ka treguar që meshkujt në të vërtetë i shohin ngjyrat ndryshe nga femrat, dhe kështu për shembull ngjyra e portokalltë meshkujve u duket më shumë e kuqe, derisa femrat e shohin si të portokalltë.

Bari meshkujve u duket si i verdhë, femrave normal i gjelbër. Ndërsa problemet me nuancat, meshkujt në veçanti i kanë me ngjyrën e kaltër, verdhë dhe të gjelbër.

Si ngushëllim meshkujt janë shumë të mirë në vërejtjen e detajeve në imazhet që lëvizin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button