FutbollSport

Messi tek varri i Nënë Terezës

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ka shprehur dëshirën që ta vizitojë varrin e Nënës Terezë i cili ndodhet në Kalkuta.

Kombëtarja e Argjentinës e ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Venezuelën në Kalkuta të Indisë dhe skuadra e tij po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Nigerisë e cila luhet në Bangladesh.

Por Messit i ka dalur një problem, pa dëshirën e tij. Duket se ai nuk do të mund ta vizioj varrin e humanistes së madhe shqiptare, ngase pikërisht më 5 shtator bëhen 14 vite nga vdekja e saj. Tek varri i saj në Kalkuta miliona njerëz priten ta nderojnë duke i’a pamundësuar Messit. Pritet të shihet nëse do ti realizohet dëshira. Gjatë qëndrimit në Indi, Messi po përcillet vazhdimisht nga 12 oficerë të lartë tu ushtrisë indiane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button