Mësuesi përdhunoi 7 vajza, prej 1,5 deri në 6 vjeç
Përdhunonte vajza të vogla dhe aktin e ‘arkivonte’ në foto dhe video, që më vonë i shërbyen autoriteteve si prova. Ngjarja në Volketswil, Zvicër, ku një burrë 31-vjeçar ka shfrytëzuar punën si mësues kopshti për t’iu afruar 7 viktimave të tij të moshës nga 18 muajshe deri në 6 vjeçe. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, duke paraprirë verdiktin e një procesi gjyqësor.
Personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është në burg prej vitit 2011, pasi u arrestua për zotërim të filmimeve pedopornografike. 31-vjeçari fillimisht ka rrëfyer se kishte përdhunuar vetëm një vajzë të moshës 2 vjeçe si dhe kishte bërë foto dhe video me të, dhe më pas, gjatë marrjes në pyetje në gjykatë, ai ka rrëfyer edhe përdhunimet e tjera.
Katër prej viktimave të tij ishin vajza të kopshtit ku punonte, që tashmë është mbyllur. Ai u ofronte dhurata e karamele të voglave, vetëm që të mos iu tregonin familjarëve të tyre “lojërat sekrete”.