Mihrije Brahës i vjedhin mijëra euro
Këngëtarja kosovare Mihrije Braha ka mbetur pa disa mijëra euro në llogarinë e saj, pasi disa persona i kanë vjedhur kodin e bankës dhe i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Mediat kosovare kanë bërë me dije se Mihrija nuk ka dashur që kjo ngjarje të bëhet publike, me shpresën se gjithçka do të rregullohet dhe se ndoshta bëhet fjalë vetëm për një gabim teknik. Mendohet megjithatë se pasi ka rënë në duart e hackera-ve apo “hajdutëve” që i njohin mirë truket për vjedhjet bankare, kjo ngjarje nuk ka kthim pas.
Bashkëshorti i këngëtares që ka kaluar të 40-at por që tregon të paktën 10 vite më e vogël, Naim Abazi, është aksioner në një nga bankat private në Prishtinë dhe mesa duket kjo ka ndodhur në këtë bankë, saktësisht në llogarinë rrjedhëse të Mihrijes. Nuk dihet ende nëse policia lokale po ndjek këtë çështje që ka prekur çiftin mediatik Mihrije Braha- Naim Abazi, të cilët së fundmi prezantuan eventin muzikor “Zhurma Show Awards”. Ndoshta paratë e grabitura janë pikërisht shpërblimi i kësaj pune…