Sport
Milani mbetet lider
Milani ka shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj Fiorentinës në San Siro për të mbajtur kështu kreun në tabelën e Kampionatit Italian, Serie A.
Si zakonisht vendin në kryetitujt e mediave e zë supersulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili u tregua vendimtar për kuq e zinjtë.
Ibrahimovic u gjend mirë në zonën e Fiorentinës në fund të pjesës së parë, me ç’rast lansoi një goditje fantastike me të cilën i dha Milanit epërsinë e parë dhe të fundit në këtë takim (45’).
Milani me këtë fitore mban pozitën e parë me 29 pikë, katër më shumë se Lazio me një ndeshje më pak dhe nëntë pikë më shumë se rivali i përbetuar Inter në pozitën e gjashtë, por që të dielën zhvillon sfidën ndaj Chievos.