VIP

Milionat e koncerteve çojnë në “luftë” Elvanën me Dafinën

Lufta për ekskluzivitet në tregun muzikor, si dhe rivaliteti i egër mes artistëve është ajo pjesë që publiku nuk ka mundësinë ta shohë, pasi gjithçka ndodh në prapaskenë.

Duket se këngëtaret e suksesshme nuk janë aq të lumtura sa duken, sidomos kur vjen puna për konkurrencë dhe për milionat e parave të koncerteve që mund t’ua rrëmbejë tjetra.
Dueli më i fundit i këngëtareve, që duan me çdo kusht të rrëzojnë njëra-tjetrën, është ai mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit. “Lufta” e ashpër mes dy këngëtareve ka nisur këto ditë për shkak të popullaritetit dhe xhelozisë që këngëtaret kanë për njëra-tjetrën. Meqë tashmë Elvana është shumë e njohur në Kosovë, Dafina pretendon të pushtojë tregun muzikor në Shqipëri, duke i dhënë ekskluzivitetin e klipeve të reja pikërisht në Tiranë dhe në asnjë televizion të Kosovës.

Ndërkohë, si kundëpërgjigje Elvana përgatit një superklip të ri. Por kjo “luftë” për të dominuar në muzikë, shkon më shumë sesa kaq. Sidomos nga prishja e miqësisë së Dafinës me “Baba stars”, dy vajzat nuk takohen më, pasi çdo takim, qoftë edhe i rastësishëm, përfundon me sherr mes tyre.
Aq shumë urrehen me njëra-tjetrën, sa tashmë këtë punë ua kanë lënë në dorë fansave, të cilët në koncerte të ndryshme në Kosovë apo Shqipëri shfaqen me pankarta apo thirrje fyese kundër tyre.
Gjithë problemi qëndron te koncertet, ambicies se cila prej tyre do të arrijë të “kapë” më shumë koncerte në vit, që për të dyja këngëtaret që e kanë një koncert (2 500 euro) përkthehet në miliona para. Ndërkohë që pas ndarjes nga Krenar Cokaj dhe ndërprerjes së bashkëpunimit e miqësisë me ish-menaxherin e saj dhe “Baba Stars”, duket se Dafina tashmë i ka të paktë miqtë artistë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button