Pronari i kompanisë kompjuterike dhe telekomunikimeve “Apple”, Steve Jobs do ti dhurojë minatorëve kilian nga një iPod.
Jobs ka bërë të ditur se do të shpërblejë minatorët për guximin e tyre duke mbijetuar për 68 ditë në një thellësi disametërshe. Secili nga 33 minatorët do të përfitojë modelin më të ri dhe më të popullarizuar të iPod – Global player mp3.
Ditë më parë kompania e syzeve Oakley i dhuroi syze speciale kundër dritës me një vlerë prej 450 dollarëve për çdo palë. Ndërkohë, të gjithë minatorët përfituan nga 10 mijë dollarë nga yjet e estradës muzikore kiliane. Për ta janë siguruar edhe befasi tjera: pushime verore në Greqi nga një kompani turistike greke, si dhe bileta falas për të ndjekur disa nga ndeshjet e klubit spanjoll mbretëror Real Madrid dhe atij anglez Manchester United.