Programi ishte paraparë që të përfundonte pas pesë vjetësh, ndërkaq që një vit e gjysmë pas promovimit të tij nuk është bërë asgjë. Analistët vlerësojnë se edhe ky program po pëson fatin e njëjtë me atë të para shtatë viteve, të promovuar nga zëvendës ministrja e atëhershme Melpomeni Korneti.
“Paralelisht në Shkup ndodhin dy procese, ringjallja e pjesës maqedonase dhe ngulfatja e pjesës shqiptare. Çarshia e Vjetër mbytet, pasi gjithnjë e më shumë rritet ai muri ndaras nda pjesa tjetër”, thotë për “Lajm” analisti Kim Mehmeti, duke shtuar se Qeveria e fundit veç më ka ngritur dorë nga kjo pjesë e Shkupit. Edhe pse Çarshia e Vjetër e Shkupit është nën mbrojtjen e shtetit, rrënimi i saj vazhdon dita ditës.
“Është mbrojtur nga shteti për t’iu lënë rrënimit, shkatërrimit, gjë që dëshiron ky shtet. Rrënim i tillë ka ndodhur me shumë objekte të vjetra në Ohër, Manastir, etj që kinse ishin nën mbrojtjen e shtetit u lanë të rrënohen dhe pasi u rrënuan, në vend të xhamive u ndërtuan kisha”, thotë Mehmeti, duke shtuar se Çarshia e Vjetër më shumë rëndohet sesa ndërtohet.
“Ndërkaq që në anën tjetër të Vardarit miliona euro derdhen për përmendore. Sikur mjetet e investuar për një përmendore të investoheshin në Çarshi, gjendja e saj do të ishte më ndryshe. Të dëshpëruar prej projektit kanë mbetur edhe esnafët e Çarshisë.
Edhe pse që në promovimin e projektit ata ishin skeptik, sërish shpresonin se kësaj radhe mund të ishte më ndryshe. Strategjia për shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit ka nis para 15 vjetëve, me renovimin e Urës së Gurit. Ura e Gurit 10-të vjet rresht ka qenë e bllokuar, me pretekstin se aty po punohej. Mehmeti thotë se kjo është një strategji të cilën ne shqiptarët nuk e kuptojmë.