Misteri i tërheqjes seksuale
Aroma
Është faktori kryesor që na ndihmon për të zgjedhur partnerin. Dihet që çdokënd e karakterizon aroma e trupit të tij. Një aromë e këndshme do të ishte shumë më efikase sesa një pamje e bukur. Një tjetër detaj është edhe parfumi. Për shembull, mjafton që të parfumosesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.
Veshja
Gruaja e veshur me të kuqe, të mbushë me pasion. Me këtë ngjyrë, femrat shpesh fitojnë ftesa për takime, pasi meshkujt ndikohen shumë nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instinktit primar dhe seksit në përgjithësi. Nëse do të bënit tuajën një veshje ku e kuqja të jetë protagoniste, atëherë suksesi është i garantuar.
Hormonet
Përderisa një femër tërhiqet nga një mashkull tip muskulor, nesër ajo mund të gjendet në krahët e një mashkulli të sjellshëm, të tipit
romantik. Kjo ndodh për shkak të hormoneve që shpesh i përcaktojnë dëshirat. Ashtu siç u përmend edhe më sipër, janë pikërisht hormonet që zgjojnë ndjesitë seksuale.
Stresi
Ndjenja e stresit është në një nivel të njëjtë ndikimi në trupin e njeriut, ashtu siç është tërheqja seksuale, por në drejtim të kundërt. Kur një mashkull është i stresuar, ai mundohet ta balancojë gjendjen e tij psikofizike, duke tentuar t’i afrohet një femre.
Epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) te mashkulli dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Si bëhet një femër apo mashkull epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë.