www.Zemra.Org

Modelet e iPhone 15 Pro mund të vijnë me 8GB RAM

iPhone 15

Seria e iPhone 15 pritet të arrijë muajin tjetër, potencialisht me 12 ose 13 shtator.

Duke u bazuar në informatat e deritashme, vetëm modelet Pro do ta përdorin çipin e ri Apple A17 Bionic, ndërsa modelet e tjera akoma do e mbajnë A16-shin.

Sipas një informate të mëhershme, iPhone 15 Pro dhe Pro Max, me sa duket do të kishin ende 6GB RAM, shkruan GSM Arena.

Potencialisht, mund të ishte varieteti më i shpejtë LPDDR5, i furnizuar nga Micron ose Samsung, por gjithsesi se nuk do kalonte mbi 6GB.

Apple e ka përdorur opsionin 6GB RAM në telefonat e saj që nga iPhone 12 Pro, por kjo hapësirë ka dal të jetë e mjaftueshme, kjo falë optimizimit vertikal dhe horizontal.

Ndërsa duke u bazuar në një informatë të re, gjasat që iPhone të përdorë opsionin prej 8GB RAM këtë vit, ekzistojnë akoma.

Me sa duket, A17 Bionic i ri është testuar me 6GB dhe 8GB RAM, si në modelet iPhone 15 Pro ashtu edhe në iPhone 15 Pro Max.

Burimi në fjalë thotë se nuk është i sigurt se cili opsion i madhësisë së RAM do zgjidhet në fund, por spekulimet thonë se versionet me hapësirë të madhe të përgjithshme të iPhone 15 Pro dhe Pro Max do mund të vijnë me 8GB RAM, dhe potencialisht me ngritje të vogël në performancë.

Exit mobile version