Modeli i vogël R8 merr dritën e gjelbër
Sipas pohimeve të burimeve automjeti i ri sportiv i Audi, vëllai i vogël i modelit R8, në treg vjen në vitin 2014. Bëhet fjalë për modelin i cili do të bazohet në arkitekturën e re sportive “MiMo” të Grupimit VW, e cila po ashtu do të shërbejë si bazë për zhvillimin e modeleve të ngjashme nën logon e VW dhe Porsche.
Emri i përmendur “MiMo” supozohet se nënkupton Mittelmotor, respektivisht se bëhet fjalë për platformën me motor të vendosur në mes. Porsche është përgjegjës për pjesën më të madh të zhvillimit kur merret parasysh përvojën e madhe në këtë fushë.
Tani për tani nuk dihet se cilën shenjën do të duhej ta barte ky model, e deri më tani janë përmendur R3, R4 e R5. Në çdo rast në dizajn do të ketë ndikim të madh modeli koncepti e-tron. Edhë më herët është supozuar se bëhet fjalë për paralajmërimin e versionin e automjetit më të vogël sportiv të versioneve kupe dhe kabriolet e-tron Spyder.
Modeli i ri do të kategorizohet në ofertë ne mes të TT e R8. Do të bëhet fjalë për një automjet me dy ulëse me gjatësi deri në katër metra. Ani pse e-tron është paraqitur me motorizim elektrik, e në treg do të duhej të vjen versioni i llojit të njëjtë, së pari mund të presim versionet tradicionale 2.0 dhe 2.5 turbo deri në 350 kuaj fuqi.