VIP

Modelja që agjëron dhe nuk e hjek nga dora Kur’anin

Liberta SpahiuModelja që agjëron dhe nuk e hjek nga dora Kur’anin …Modelja dhe moderatorja Liberta Spahiu përkundër angazhimeve në punë, ka vendosur që edhe gjatë këtij viti t’i përkushtohet muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Ajo ditën e parë të Ramazanit e ka nisur me mjaftë vullnet dhe kënaqësi dhe uron që kështu të vazhdoj edhe më tej.

“Agjërimin e Ramazanit e mbajë çdo vit. Edhe dje e nisa me mjaftë kënaqësi dhe uroj që kështu të më vazhdoj deri në fund. Muaji i Ramazanit është muaji i bekuar që na mundëson lehtësimin e shpirtit me anë të agjërimit”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Liberta tani është në prag të përgatitjes të disa emisioneve verore, të cilat do t’i marrin shumë kohë dhe mund, mirëpo shpreson që çdo gjë do të shkoj mirë. “Tani do të nisë realizimin e disa emisioneve verore të cilat më marrin shumë mund dhe ndoshta nuk do të mund t’i agjërojë të gjitha ditët, por do të mundohem me të gjitha përpjekjet e mia”, thekson ajo.

Përkushtimin e saj ndaj fesë e tregon edhe vet fakti që Liberta ka kohë që bartë me vete një Kuran të vogël me një lidhëse. “Jam shumë besimtare dhe ka një kohë të gjatë që e mbajë me e vete një Kuran të vogël me një lidhëse. Këtë Kuran e kam blerë në Stamboll dhe kudo që shkoj e kam me vete”, shton ajo.

Gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, ajo preferon të lexoj libra të ndryshëm që kanë të bëjnë me fenë myslimane. “Muaji i madhërishëm i Ramazanit të sjellë një kënaqësi dhe një emocion ndër vete, andaj gjatë këtij muaji parapëlqejë të lexoj libra kushtuar fesë myslimane dhe të shikoj emisione të ndryshme që i kushtohen fesë sonë”, shprehet ajo.

Liberta të gjithë agjëruesve të Ramazanit, u uron një agjërim të lehtë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button