Shendetesi

Mos puthni derisa e keni herpesin

Herpesi është një infektues, prandaj mos puthni derisa e keni. Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë.

Çdo ditë ndërroni mjetet higjienike personale, çarçafët, peshqirët, jastëkët si dhe askush tjetër të mos i përdorë. Mundohuni të mos e ngacmoni vendin e infektuar, nëse këtë e bëni, atëherë duhet t’i pastroni mirë duart. Duhet mënjanuar veçanërisht prekjen e syve dhe organeve gjenitale, sepse mund të nxisni infeksion serioz.

5 mënyra për zbutjen e simptomave të herpesit

1. Vendin ku paraqitet infeksioni nuk bën ta mbani të thatë, sepse lagështia e ngadalëson regjenerimin.

2. Plasaritjet, nuk guxojnë të ndrydhen, gërvishten; duhet pritur që ato të përthahen dhe vetvetiu të humbin.

3. Nëse herpesi shfaqet shpesh, duhet ta konsultoni mjekun më të afërt në mënyrë që të përshkruajë ndonjë bar kundërviral në formë të kremit apo tabletave.

4. Dhimbja që është simptomë karakteristikë e kësaj sëmundje, mund të zbutet apo lokalizohet me ndonjë analgjetik, siç është aspirina, etj.

5. Në qoftë se te fëmijët paraqitet herpesi i buzës, duhet që të marrin sa më shumë lëngje dhe ushqim të qulltë.

Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë. Megjithatë, pas infeksionit të parë, ky virus mbetet në organizëm dhe mund të riaktivizohet, shpesh në të njëjtin vend.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button