www.Zemra.Org

Mund të bëni seks pa frikë edhe gjate shtatzenise

Edhe pse akti seksual i paraprin çdo shtatzënësie, më vonë pikërisht ai aktivitet bëhet njëri nga problemet më të mëdha.

Jeni nga ata persona që kanë frikë të bëjnë seks gjatë shtatzënisë? Asnjë frikë atëherë, sepse lajmi i mirë për të bërë seks gjatë kësaj periudhe vjen edhe nga ekspertët e departamentit Obstetricia e Mount Sinai Hospital.

Rreziku gjatë bërjes së seksit në këtë periudhë është shumë i ulët”, thotë Clair Jones. Pra, rruga për të bërë seks gjatë shtatzënisë është e hapur dhe këtë duhet ta shfrytëzoni, sepse kur të lindë fëmija pastaj, do të jetë më e vështirë të gjeni kohë për të bërë seks…

Seksi gjatë shtatzënësisë ndryshon, qoftë kur është fjala për teknikat apo komplet ndjenjat, sepse femra pëson ndryshime të shumta – edhe fizike, edhe psikike.

Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë.

Exit mobile version