www.Zemra.Org

Narko bosi Serb: UDB më ofroi të likuidoj Shqiptarin (Video)

0288Narko bosi i njohur serb Kristijan Goluboviq, ka folur gjerë e gjatë për lidhjet e krimit dhe UDB-ës, si dhe për rekrutimin e kriminelëve, për të likuiduar për nevojat e UDB-së personalitete të papërshtatshme, transmeton “Lajm”.

Në emisionin “Në Qendër” të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, Goluboviq ka folur edhe për likuidimin e veprimtarit të njohur shqiptar, Enver Hadri, për të cilin kanë qarkulluar informacione se është vrarë nga dega malazeze e UDB-së.

Ai ka përmendur Jusa Beliqin si ndërmjetës mes nëntokës dhe UDB-së, i cili u ka caktuar kriminelëve “aranzhmane” për likuidim të personaliteteve. Golluboviq në këtë emision ka pranuar se ka pasur ofertë për një “aranzhman” për likuidimin e Hadrit, të cilën e ka refuzuar.

Ai shton se se autoritetet belge i kanë ofruar statusin e dëshmitarit të mbrojtur për të dëshmuar kundër njëfar malazezi me emër Veselin Vukotiq, si autor i vrasjes së Hadrit.

“Nuk dihet saktë  prej kut është vrarë. Ata (autoritetet belge v.r.) dyshojnë në një ekip malazez. Prokuroria e Belgjikës më ka lutur mua që të jem dëshmitar i mbrojtur dhe ta them këtë që po ua them juve në këtë emision dhe (për vrasjen e Hadrit) të akuzoj njëfarë Veselin Vukotiqi, malazez, të cilin asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Ai ishte arrestuar në Spanjë dhe më pas është transferuar në Belgjikë. Prokurorët belg erdhën në Serbi më nxorën nga Burgu dhe më dërguan në Pallatin e Drejtësisë, ku më thanë: Ne e dimë që ai është autori i vrasjes, ju duhet vetëm ta konfirmoni. Si ta konfirmoj kur unë nuk e njoh atë njeri, ishte përgjigja ime”, ka deklaruar Golluboviq, transmeton “Lajm”.

Videon e emisionit “Në Qendër” të transmetuar në “Alsat M”, mund ta përcillni në linkun e mëposhtëm, në gjuhën maqedonase dhe serbe. Pjesën e e intervistës që ka të bëjë me likuidimin e Enver Hadrit, mund ta përcllni nga minuta 30 deri në minutën 32.

Exit mobile version