Një minutë e gjysmë nga fundi i kohëve shtesë, pasi ndeshja u mbyll në rezultatin 87-87, Blazers kryesonin 97-95. Në atë pikë, shpërthimi i Kobe Bryant, që realizoi tetë pikë në 90 sekonda, lejoi Lakers të fitonin takimin me rezultatin 106-101.
Në total, Bryant realizoi 37 pikë, ndërsa ishte një tjetër mbrëmje pozitive për Ron Artest, autori i 24 pikëve. Tek Portland, më të mirë ishin Aldridge (29 pikë), Batum dhe Matthews (nga 22).
Në ndeshjet e tjera të sezonit të rregullt, San Antionio Spurs fitoi 109-105 ndaj Oklahomës, në një ndeshje ku gjashtë bashketbollistë të Spërsave realizuan 12 osë më shumë pikë.
Në Konferencën e Perëndimit, Dallasi mposhti 118-99 Utah, ndërsa në Lindje, Carmelo Anthony, basketbollisti i ri i Nju Jorkut, udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 114-108 ndaj Miluokit, me disa kosha vendimtarë drejt fundit të takimit.