BasketbollSport

NBA: Heat u përgjigjen Thunder

LeBron James dhe Dwyane Wade kanë treguar se nuk janë të harxhuar, duke e udhëhequr Miami Heat drejt fitores 100-96 ndaj Oklahoma City Thunder në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së.

James shënoi 32 pikë dhe Wade kontribuoi me 24 pikë të tjera, derisa Heat u rikthyen nga disfata e të martës për të barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve finale.

Oklahoma City luftoi nga 13 pikë disavantazh nëntë minuta para fundit të ndeshjes, për ta çuar anë në vetëm dy pikë (98-96) me 10 sekonda të mbetura, kur kampioni i trefishtë i shënimeve në NBA, Kevin Durant, humbi një shënim që mund ta kishte barazuar rezultatin.

Durant shënoi 32 pikë, gjysmat e të cilave në çerekun e katërt, ndërsa Russell Westbrook 27 pikë të tjera dhe shtatë asistime për Thunder.

Ndeshja e tretë e serisë finale do të zhvillohet të dielën, duke u zhvendosur tash në Miami.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button