VIP
Ndahen Justin Timberlake dhe Jessica Biel
Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë ndarë pas pothuajse pesë vitesh së bashku, pas një “surprize aspak të këndshme në një festë ditëlindje”.
E përditshmja “Daily Mail” raportoi lajmin, duke u bazuar në deklaratën e një zëdhënësi të çiftit. “Mund të konfirmojnë se ata vendosën në mënyrë të përbashkët që të ndahen”, tha zëdhënësi.
Çifti ishte raportuar prej kohësh në krizë, por duket se “grushtin përfundimtar” ia dha një fjalim i Jessica-s, pas një feste surprizë që asaj i organizoi stafi i filmit “The Social Network”, ku ajo ishte protagoniste.
Zërat për probleme midis të dyve nisën kur Jessica shkoi në mbrëmjen e Oscar e shoqëruar nga nëna e saj dhe jo nga këngëtari.