Ndërroi jetë Mbreti Leka Zogu i Parë
Pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu i Parë ka ndërruar jetë sot në moshën 73 vjeçare në Spitalin Nr.5 në Tiranë.
Vdekja e tij pasoi pas një fibrilacioni arterial, formë e artmisë. Leka Zogu i Parë para disa ditëve ishte shtruar në në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Tiranë.
Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore.
Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të tij.