Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Ka ndërruar jetë në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, Ramiz Alia, 86 vjec, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ish-Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste.
Zoti Alia ndodhej i shtruar në sanatorium për shkak të komplikacioneve në mushkëri. Nuk ishte hera e parë që zoti Alia i drejtohej spitalit për probleme kryesisht të mpiksjes së gjakut në mushkëri.
Zoti Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç. U bë pjesëtar i ushtrisë partizane dhe pas çlirimit nisi një karrierë politike. I diplomuar i shkollës së partisë në Moskë,
Vdekja e Alisë
Varrimi i Ramiz Alisë
Intervista e Alisë për rrëzimin e regjimit
në vitin 1954, në vitin 1961 pranohet në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të vendit gjatë diktaturës.
Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia kreu detyrat të ndryshme, përvecse anëtar i Burosë, ai ishte Ministër i Arsimit dhe Kulturës, deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sekretar i Parë i Partisë Komuniste dhe kryetar i Këshillit Presidencial, që krijoi vetë në vitin 1991. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët komunistë, më 30 prill 1991 e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit dhe u tërhoq nga jeta aktive politike, ndërkohë që Partia e Punës kishte filluar reformimin, duke u shndërruar në një Parti Socialiste, me në krye Fatos Nanon.
Për shumë, figura e Ramiz Alisë ka ngjallur diskutime të shumta për rolin që ai luajti apo nuk pranoi të luajë në zhvillimet demokratike. I burgosur gjatë viteve 90 për shpërdorime, ai përfitoi nga amnistia e vitit 1997 dhe u largua për pak kohë nga Shqipëria. I rikthyer në Tiranë në vitin 1998, ai zhvilloi një jetë të qetë prej pensionisti, por duke qenë i ftuar në pritje dhe aktivitete të ndryshme me cilësinë e ish-Presidentit të Republikës.
Meta i shpreh ngushëllimet familjes
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i shprehu ngushëllimet familjes së ish-presidentit Ramiz Alia për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre.
“Ramiz Alia ishte një figurë e shquar e luftës anti-fashiste”, thuhet në ngushëllimin e Metës.
Kreu i LSI-së është i pari politikan që deri më tani ka shprehur ngushëllimet.