Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.
Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi.
Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.
Kjo edhe është një ndër ndërtesat më të larta në botë.
Burj Khalifa ka 163 kate, shumica e të cilave janë të zëna nga ambientet e zyrave, hotelet dhe restorantet e disa kate janë të rezervuara për apartamente banimi.