www.Zemra.Org

Ndeshja më e çmendur, 6 kartonë të kuq, 7 gola dhe përmbysje rezultati

Futbolli është i paparashikueshëm, të gjithë e dimë këtë, por kjo ndeshje mund të hyjë në historinë e sportit si ngjarja më e çmendur sportive që kemi parë ndonjëherë.

6 kartonë të kuq, 7 gola, 4 prej të cilave i ka shënuar një lojtar, si dhe një përmbysje rezultati në minutat shtesë.


Ndeshja e vlefshme për OFC Champions League, një kompeticion shumë i ngjashëm si ai eruopian por për skuadrat e Oqeanisë, vuri përballë njëra tjetrës Kiwi FC, kampioni i Samoas, me kampionët dhe favoritët e Nadi FA.

Pas 20 minutash lojë, rezultati ishte 3-1 për vendasit, por ndeshja filloi të bëhej më e çmendur pas minutës së 43, kur skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë pasi një konfrontimi fizik.

Në minutën e 83, pas një tjetër zënke mes portierit të miqve dhe një lojtari të Kiwi FC, skuadrat mbetën me nga 9 lojtarë në fushë.

Tre minuta nga koha e rregullt, miqtë shënojnë golin e dytë për 3-2. Në minutën e 96 miqtë barazojnë, ndërsa në të 98-n përmbysin gjithçka për 3-4.

Gjatë kohës shtesë, gjyqtari ndëshkoi me të kuq edhe dy lojtarë të tjerë, nga një për secilën skuadër.

 

Exit mobile version