Familja Hysejni nga fshati Llakavicë i Gostivarit kërkon ndihmë për djalin e tyre Egzonin, 11 vjeç, që vuan nga sëmundja e epilepsisë.
Babai i Egzonit, Mevaip Hysejni nuk humb shpresën se djali i tij një ditë do të shërohet.
“Gjashtë orë pas lindjes, mjekët kanë konstatuar se ka epliepsinë” shpjegon Mevaipi, i lodhur nga brenga mbi fëmiun e tij. Familja e Mevaipit është e lodhur tërësisht, jo vetëm nga brenga mbi fëmiun e sëmurë, por edhe nga gjendja e rëndë e varfërisë dhe mungesa e mjeteve materiale.
“Edhe pse jam fukara, unë i`u jam betuar Zotit se do të mbaj fëmiun tim dhe do të kujdesem maksimalisht për të, derisa e ka thënë Zoti”, ka rrëfyer Mevaip Hysejni.
Sipas tij, në disa raste ka pasur mbështetjen dhe ndihmën e miqve dhe dashamirëve human, mirëpo së fundi kjo familje nuk gëzon gjendjen e mirë dhe mezi furnizohet edhe me ilaçet për fëmiun e tyre.
”Do ju kisha lutur për ndihmë, në çfarëdo mënyre, qoftë me para, apo ndihmë mjeku, apo ndihmë për ta shëruar diku jashtë vendit. Çdo ndihmë e cila vjen, do të jetë shumë e çmuar nga ne si familje dhe me këtë do ti falim ndoshta minutat e jetës për djalin tonë”, apelon Mevaipi, duke theksuar se ai përditë përkujdeset edhe për katër anëtarët e tjerë të familjes. Për hirë të ndihmës për të, familja ka të hapur dy linjat e telefonit: 042/366 131 apo 070 485 552, ku edhe mund të merren informacionet për gjithë humanistët dhe njerëzit që duan ti shtrijnë dorën e humanitetit kësaj familje.