VIP

Zajmina heq silikonin nga gjoksi !! (Foto)

Zajmina Vasjari është një këngëtare mjaftë e kërkuar nga publiku e cila është duke punuar më shumë se kurrë për të arritur sa më shumë suksese në fushën e këngës.

Ajo aktualisht përveç angazhimeve në festivalin “Kënga Magjike” ka bërë plane për videoklipin e ri, të cilin ka vendosur ta punoj në Kosovë.

“Pas festivalit ‘Kënga Magjike’ i cili do të zgjasë me javë të tëra, kam vendosur të realizoj edhe një videoklip të ri. Por besoj se do të jetë një bashkëpunim me ndonjë produksion nga Kosova”, ka thënë ajo për “Zëri”.

U bë kohë e gjatë që këngëtarja profesionin e këngës përveç Shqipërisë po e ushtron edhe në Kosovë, kjo për faktin se këtu ka shumë miq dhe adhurues të këngës së saj. “Tashmë u bë një kohë e gjatë që jam lidhur me Kosovën dhe arsyet përse jam e lidhur me këtë vend dhe që po realizoj projekte të shumta muzikore janë vetë adhuruesit dhe bashkëpunëtorët e mi të këngës. Në Kosovë kam gjetur njerëz që më vlerësojnë shumë dhe e duan këngën time.

Përveç Shqipërisë, sa herë që jam në Kosovë e ndiej veten si në shtëpinë time”, shton ajo. Zajmina mbanë raporte të mira me një pjesë të madhe të këngëtarëve të estradës sonë, mbase është mjaftë e guximshme dhe nuk ndjenë frikë nga konkurrenca. “Thuajse me të gjithë kolegët e mi nga Kosova kam raporte të mira. Ndërkaq sa i përket konkurrencës nuk kam pse të frikësohem, sepse në fund fundi të fundit secili e bënë punën e vet dhe secili nga ne ka adhuruesit e vet.

Kështu që nuk kemi pse të xhelozojmë njëri-tjetrin”, ka shtuar ajo. Zajmina deri në fund të vitit do të realizoj edhe disa projekte të reja, ndonëse tani po afrohen edhe përgatitjet për xhirimet e programeve festive të Vitit të Ri dhe sipas saj do të mundohet të duket sa më bukur dhe e kompletuar mbasi qe ka gjasa te hjek edhe silikonin nga Gjoksi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button