Teknologji

Risi në Facebook Messenger

Facebook Messenger së shpejti do t’ju lejojë që të dërgoni sms, pasi që kompania aktualisht është duke e testuar integrimin e SMS në Messenger.

fbb

Kjo nuk është e gjitha çfarë do të bëjë Facebook, pasi që kompania po planifikon të shtojë mbështetjen për llogari të shumëfishta në aplikacion.

Por, këto dy veçori do të jenë në dispozicion vetëm për përdoruesit e Android njëherë, transmeton Gazeta Express.

Android ka raportuar për këto funksionalitete të reja në Messenger. Raporti thotë se përdoruesit e Android tani mund të përdorin aplikacionin e Messenger për të dërguar SMS përmes operatorit mobil. /Gazeta Express

Show More

Related Articles

Back to top button