LajmeMaqedonia

Ndihmës së shpejtë i duhen 10-të ditë për të shkuar në Tanushë

Gjatë  ditës së mërkurë, plaku 80 vjeçar Xhemajl Musliu është rrëzuar dhe ka thyer gjymtyrët e tij. Pas tentimeve të shumta për të komunikuar me ndihmën e shpejtë, Musliut i thuhet se duhet të presë dhe se të premten do të vijë ndihma e shpejtë për ta kontrolluar.

Banorët mezi kanë gjetur telefon për t’i telefonuar ndihmës së shpejtë, ku pas tentimit ata u refuzuan prej tyre, edhe pse plaku Musliu ishte në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Sejfulla Shaqiri, babai i të cilit ka shkuar nga Shkupi në Tanushë për ta marrë Musliun dhe ta dërgojë në spitalin e Qytetit thotë se ai është rast social dhe jeton vetëm. “Musliu është një person 80 vjeçare i cili nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë. gjithashtu ai është rast social. Në vend se ndihma e shpejtë të përkujdeset për të bashkëfshatarët duhet të kërkojnë ndihmë në Shkup për ta dërguar atë në spital”, tha Shaqiri. Ai shtoi se fshatarët mezi kishin komunikuar me spitalin pasi që në Tanushë nuk ka rrymë dhe është turp që atyre iu është thënë qe të presë plaku. “Pasi ndihma e shpejtë ju kishte thënë të presin deri ditën e premte, mu lajmëruan mua që të shkoj ta marr me veturë, por unë isha në punë dhe e dërgova babin tim që të bëj transportin e tij për në spital”, tha Shaqiri. Xhemail Musliu kishte rrëshqitur në akull dhe është rrëzuar me ç’rast ka thyer këmbët dhe duart.
Nga ndihma e shpejtë e mohojnë se kanë pranuar ndonjë thirrje për në Tanushë. “Nuk ka pasur asnjë thirrje për në Tanushë, po të kishim  ne do të shkonim”, tha një mjek në sektorin e ndihmës së shpejtë.

Tanusha në mëshirë të fatit

Banorët e fshatit Tanushë kanë mbet në mëshirë të fatit. Atje ka muaj që nuk ka rrymë elektrike, nuk kanë mjek, nuk ka telefona dhe nuk i kanë as kushtet elementare për jetë. Të bllokuar nga dimri dhe të harruar nga pushteti ata presin ditë më të mira.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button