Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë!

Shkup, 9 nëntor – Javorja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u likuiduan, me qëllim që të fshihet skenari për luftën e Kumanovës.

Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”, transmeton Zemra.org.

Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.

Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipas javores Fokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”, njofton Zemra.org.

ndrecaj

Për informatat e publikuara në javoren “Fokus”, kërkuam informacione nga MPB-ja, por nga atje na orientuan tek Prokuroria Publike, sepse atje ndodhej lënda.

Nga Prokuroria Publike thanë se nuk japin komente për lëndë që janë në proces gjykimi, transmeton Zemra.org.

Show More

Related Articles

Back to top button