BotaLajme

Në Australi nga temperaturat e larta ka filluar të shkrihet asfalti

Shërbimet emergjente në juglindje të Australisë kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë brenda shtëpive derisa i nxehti i rrezikshëm ka përshirë vendin, me temperatura aq të larta sa në disa vende ka nis të shkrihet asfalti.

Moti i nxehtë ‘katastrofik’ ka shkaktuar probleme në autostradën ‘Hume’ afër Melbourne, derisa asfalti ka nis të shkrihet.

Në shtetin e Victorias problem është bërë edhe zjarri.

Temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë celcius në juglindje derisa në disa shtete parashihen temperatura deri në 45 gradë celsius.

Më 2009 zjarret kishin shkatërruar mijëra shtëpi në Victoria, duke lënë të vdekur 173 persona dhe lënduar 414 të tjerë në ditën që në media ishte cilësuar si ‘e shtuna e zezë’.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button