BotaLajme

Në Ballkan mafia blen vota

“Italia, Shqipëria, Greqia, etj, kanë një sistem klientelist të ngjashëm. Blihen votat. Të shkëmbesh votat do të thotë: “unë të jap një punë dhe ti më voto”. Kjo e dëmton demokracinë.

Të blesh votën do të thotë që për 50 euro t’i blen një votë. Në Itali me 60 mijë euro blihet një vend në Parlament. Në Shqipëri shteti nuk ka punuar pothuajse fare në këtë drejtim. Po ashtu edhe në Turqi. Janë kapitale mafioze që mund të blejnë vota”, ka deklaruar Saviano.
I pyetur mbi zërat për investimet e mafieve të huaja në Shqipëri, gazetari i njohur është shprehur se kjo tashmë nuk përbën më një risi. Sipas tij, përmes kapitaleve kriminale, mafiozët arrijnë të depërtojnë në çdo vend.
“Nëse do të hapësh një fabrikë në Shqipëri, një i huaj i drejtohet një ndërmjetësi mafioz. Nëse e bën pa pikë ndërmjetësi, burokracia është e pafundme. Mua më çudit që ju shqiptarët habiteni. Mjafton të pyesësh çfarëdolloj sipërmarrësi që s’ka frikë të flasë”, ka pohuar Saviano.
Sipas tij, investimet bëhen përmes ndihmës së familjeve mafioze shqiptare, të cilat nga Tirana kontrollojnë çdo qelizë në Shqipëri dhe arrijnë të përhapen jashtë saj.
“Familjet e Tiranës përcaktojnë çdo qelizë në Shqipëri, në Prishtinë, e Nju Jork. Pushteti i mafies shqiptare, për shembull në vendet e ulëta, arrin përmes heroinës”, ka thënë Saviano.
Një pikë e rëndësishme e prekur prej tij është bashkëpunimi që mafia shqiptare ka vendosur me atë italiane, e cila nuk i konsideron shqiptarët elementë të huaj. Përkundrazi, ka theksuar Saviano, italianët kanë shumë besim tek shqiptarët.
“Një hetim i 2009-ës flet për bashkëpunimin mes Ndrangetës dhe mafies shqiptare. Shqiptarët japin 10 kg heroinë për 5 kg kokainë. Pastaj investojnë. Sot shqiptarët konsiderohen italianë, flasin italisht. Kamorra ka anëtarë shqiptarë që nuk i konsideron të huaj. Mafia italiane nuk ka besim tek serbët, tek rusët, etj”, ka deklaruar Saviano.
Duke qëndruar tek mafia shqiptare, ajo sipas tij është kthyer në një sipërmarrje që ka si prioritet çimenton dhe investimet në ndërtim.
Saviano vlerëson se shumë shpejt, Shqipëria do të bëhet një vend tërheqës për emigrantët dhe organizatat kriminale do të korrin fitime të mëdha.
“Mafia shqiptare investon gjithçka në çimento, kryesisht në hinterlandin e jugut. Shqipëria është një vend që po shkon pranë pritjes së emigrantëve dhe do të ketë shumë fitim. Mafiet shqiptare kontrollojnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë duke u përpjekur të shtypin popullsinë shqiptare”, është shprehur Saviano, i cili nga ana tjetër ka paralajmëruar Shqipërinë që të bëjë kujdes nga mafiet italiane që duan të transportojnë plehrat.
“Mafia italiane po sheh mundësinë për të bërë biznes me shqiptarët për transportin e plehrave. Bëni shumë kujdes”, ka thënë ai.
Nuk mund të linte pa prekur edhe çështjen e Kosovës, për të cilën dy vjet më parë shkaktoi shumë polemika me deklaratën se mund të kthehet në Kolumbinë e Evropës.
Sot sipas tij, Kosova është një shtet i rrezikuar nga organizatat mafioze, të cilat përbëhen nga ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“UÇK-ja është financuar nga kapitale mafioze, për këtë ka hetime në SHBA. Tani UCK s’ekziston më sepse anëtarët e saj janë kthyer në mafiozë. Çështja është se kur kokaina transgjenike do të ketë një çmim të arsyeshëm, atëherë Kosova do të kthehet në një Kolumbi të vogël”, ka deklaruar Saviano.
Një tjetër çështje e prekur prej tij është edhe ajo e marrëdhënieve mes mafies dhe politikës, e cila sipas tij në Shqipëri është një fenomen konkret.
“Politika shqiptare ka kontakte me mafien, nuk mund të mendohet që të mos ketë. Në Shqipëri ka prokurorë guximtarë që izolohen, policë të zotë që shmangen, gazetarë të guximshëm. Por ka edhe një det me korrupsion”, ka shtuar Saviano.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button