Teknologji

Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy S 4G

Para pak ditësh është bërë njoftimi zyrtar i modelit më të ri të telefonit të Samsung, Samsung Galaxy S 4G.

Mirëpo, siç edhe ju kemi njoftuar, në atë kohë nuk ishte bërë i ditur çmimi i këtij telefoni, të cilin e ka prezantuar operatori mobil global, T-Mobile. Për më tepër, kjo kompani nuk pati bërë të ditura as datat e mundshme të lansimit të këtij telefoni i cili posedon karakteristika shumë të avancuara.

Tani, duket se njëra prej këtyre informatave është publike, dhe kjo sa i përket vetëm çmimit. Samsung Galaxy 4G do të kushtojë rreth 150 dollarë, për klientët e kësaj telefonie mobile të cilët lidhin një kontratë dy-vjeçare me T-Mobile, ndërsa në një dokument të brendshëm të rrjetit të dyqaneve Wal-Mart është parë një çmim i mundshëm, i cili shfaqe shifrën prej 148.88 dollarëve të cilat duhet t’i paguajmë për këtë telefon.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Samsung Galaxy S 4G posedon karakteristika interesante, si ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesorin 1GHz Hummingbird, si dhe kamerën me pesë mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p.

Për më shumë, ky telefon posedon edhe kamerën e përparme për video-thirrje, si dhe mikroSD kartelën e cila mund të rrisë memorien për 16GB shtesë. /

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button