VIP

Rrezarta Shkurta sulmon gazetaren

Rrezarta Shkurta, e cila kohëve të fundit është duke u lakuar nëpër media për sjelljen e saj të dhunshme, është shpallur në kërkim të Policisë pasi ka kanosur dhe fyer një gazetare duke i thyer aparatin fotografik, teksa ajo po dilte nga prokuroria ku ishte thirrur për të dëshmuar për dhunën që kishte ushtruar ndaj Rozana Radit.

Dukë dalë nga Prokuroria gazetarët e kanë ndalur atë për t’i marrë një prononcim dhe për ta fotografuar , po Rezarta i është sulur gazetares duke tentuar t’i marrë aparatin, por nuk ka mundur.

Në këtë moment ka telefonuar të fejuarin e saj, Ermal Hoxha, i cili e priste jashtë dyerve të Prokurorisë.

Ai ka mbërritur duke bërtitur nga larg gazetares dhe ja ka marrë me forcë aparatin, gjë e cila është regjistruar nga kamerat e Prokurorisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button