Hetuesit policorë nga Fraknfurti i Gjermanisë, pas informacioneve të marra nga qytetarët, kanë arritur të arrestojnë dy shtetas të Maqedonisë, të dyshuar për veprën penale “kontrabandë me lëndë narkotike”.
Bëhet fjalë për dy persona të moshës 27 dhe 28-vjeçare, në banesën e të cilëve, në qytezën Offenbach, është gjetur një sasi prej 1.300 kg heroinë dhe të holla të gatshme në vlerë prej mbi 14.000 euro. Përpos kësaj, policia ka zbuluar edhe material tjetër të paketuar dhe mjete të tjera të përdorimit të drogës. Të dy shtetasit e Maqedonisë gjenden në paraburgim dhe ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës penal, thuhet në një komunikatë të policisë së Frankfurtit.