Jaqim Trifunoski, punonjës në stacionin policor për sigurim të kufirit shtetëror “Mazdraça”, i cili në momentet e vrasjes nuk ka qenë në detyrë, por enigmatike mbetet nëse vrasësi kishte përdorur pistoletës zyrtare në ekzekutimin e dy të rinjve shqiptarë.
Dëshmitarët okularë rrëfejnë se kishin dëgjuar më tepër se pesë plumba të shkrepura në vendin e ngjarjes. Njëri nga ato, duke rrëfyer rastin dëshmon se: “vrasësi kishte nisur makinën dhe me gjakftohtësi kishte lëshuar vendin e ngjarjes, duke ngarë makinën në drejtim të gjykatës themelore. Dëshmitari i cili kishte qenë në lëvizje me automjetin e tij, kishte parë se njëri nga viktimat kishte qenë i përmbysur në tokë. Ishte afruar aty me mendimin se ishe aksidentuar pa dashje nga drejtuesi i automjetit.
Edhe pse banorët e lagjes dhe kalimtarët e rastit kishin shpejtuar për të hospitalizuar të plagosurit në Spitalin e Gostivarit, viktimat në njësinë e urgjencës janë pranuar pa shenja jete. Nga Policia kanë mundur të konfirmojnë se tashmë vrasësi i dyfishtë, zyrtari i policisë kufitare tashmë është prangosur dhe ndodhet në duart e policisë.
Për më tepër rreth vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Gostivar, do të mund të informoheni në edicionet e lajmeve në Tv2, me fillim prej ora 18:30 dhe 22:30.