Drogë në Kakavijë, arrestohet 35-vjeçari
Policia kufitare në ka bllokuar 4 kg hashash në Kakavijë dhe ka arrestuar një person për trafik lëndësh narkotike. Personi i arrestuar është Argjent Shametaj, 35-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Aranitas të rrethit Mallakastër.
Operacioni i policisë është finalizuar dhe rreth orës 23.00 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë.
Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë kanë marrë informacion në rrugë operative se në një nga autobusët e linjave ndërkombëtare , Tiranë -Kallamatë të shoqërisë “Tirana Euro Bus”, do të trafikohej një sasi lënde narkotike në drejtim të shtetit grek, raporton Noa.
Pas informacioneve, shërbimet e policisë kufitare në Pikën e Kalimit në Kakavijë , gjatë gjithë mbrëmjes kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri –Greqi kryesisht të shoqërisë “Tirana Euro Bus”.
Autobusi është paraqitur në pikën doganore në orën 23:00, ndërsa policia thuhet se ka nisur kontrollin në detaje në të gjitha çantat dhe valixhet që ndodheshin në bagazhin e autobusit në prezencë të çdo pasagjeri.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve në prezencë të çdo pasagjeri sipas valixhes dhe çantës përkatëse, njëra prej çantave nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve.
Brenda saj kishte një pako të madhe në formë të çrregullt e mbështjellë me letër natriban transparent dhe poshtë me letër alumini ku brenda saj kishte lëndë narkotike të presuar e llojit mariuanë, gjithsej rreth 4 kilogramë.
Menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare kanë shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe dy persona si të dyshuar për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë .
Pas pyetjes nga policia, është verifikuar se doga është e Argjent Shametajt.