LajmeMaqedoniaPolitika

Në Maqedoni po thellohet ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Në konferencën për shtyp, Instituti LIBERTA prezantoi rezultatet e anketës në temën “Kriza Politike në Maqedoni: Indikatorët politiko-shoqëror” ku shihet një dallim i dukshëm mes dy grupeve etnike me të mëdha për çështje të ndryshme politike dhe shoqërore, që tregon se shoqëria në Maqedoni ka nevojë për një ‘dekonstruim’ të konceptit aktual.

Rezultatet e anketës tregojnë dallim të madh mes dy grupeve etnike në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit, regjistrimit dhe bojkotin si formë e aktivitetit politik.

Hulumtimi tregon se popullata shqiptare është tejet e pakënaqur nga situate aktuale, dhe më një përqindje të lartë fajëson Qeverinë aktuale, si gjenerator kryesor për krizën politike, dhe është në favor për nevojën që të ketë zgjedhje të parakohshme, si dalje e vetme nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe sociale në vend.

Analisti Kim Mehmeti thotë se, në Maqedoni po thellohet ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Kjo anketë tregon se ne jetojmë në shtet me dy shoqëri apo dy shtete: Maqedonia e shqiptarëve dhe Maqedonia e maqedonasve”, deklaroi Mehmeti.

Ndërkaq, Edmond Ademi, Drejtori Ekzekutiv i Institutit tha se, përmes këtij institucioni do të angazhohet në promovimin e vlerave demokratike perëndimore në Maqedoni.

“Instituti LIBERTA do të jetë avokat i një filozofie progresive që do t’i jep një impuls shoqërisë në drejtim të përmbushjes së standardeve dhe vlerave të demokracive perëndimore” theksoi Ademi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button