BotaLajme

Ne nje sulm te forace amerikane humbi jeten Osama Bin Laden

Vrasja e kryeterroristit Osama Bin Laden nga forcat speciale amerikane është shoqëruar me shtimin e masave të sigurisë. Organizata e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar (INTERPOL) paralajmëroi mundësinë e një rreziku më të  lartë terrorist pas vrasjes së Bin Laden. Nga ana tjetër në aeroportet e New York janë marrë masa sigurie maksimale për shkak të ndonjë rreziku terrorist. Masat shtesë të sigurisë janë marrë në La Guardia, Liberti dhe John Kenedy, sikundër nën masa të forta sigurie janë futur edhe urat dhe tunelet kryesore. Gjithashtu masat e sigurisë janë shtuar edhe në hyrje-daljet e New York. Në shtimin e masave të sigurisë parashikohet angazhimi i një numri më të madh punonjësish policie, snajperash, si dhe qenve special të trajnuar. Nga ana tjetër Japonia ka paralajmëruar forcimin e masave të sigurisë në baza ushtarake.

INTERPOL përmes një deklarate për mediat vlerëson se vdekja e Osama bin Ladenit krijon rrezik më të lartë terrorist nga ana e al-Kaedas apo terroristëve që frymëzohen nga al-Kaeda.  ”Terroristi më i kërkuar në botë nuk është më, por vdekja e Bin Ladenit nuk përbën zhdukjen e organizmave simotra të al-Kaedas apo të frymëzuara nga al-Kaeda, të cilat vazhdojnë dhe do të vazhdojnë të implikohen në sulme terroriste në të gjithë botën”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Ronald Noble. Më tej në deklaratë thuhet se “ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të përqëndruar në bashkëpunimin dhe luftën në të cilën jemi angazhuar, jo vetëm kundër këtij kërcënimi botëror, por edhe kundër terrorizmit të cilitdo grupi, kudo qoftë ai”.
Osama Bin Laden u vra gjatë një operacioni të ndërmarrë nga forca speciale të Marinsave amerikanë, Navy Seals.  Këto trupa janë forca të përzgjedhura që marrin pjesë kryesisht në misione antiterroriste, të zbulimit apo të luftës jo konvencionale. Ata mund të vihen në dispozicion të CIA-s siç ndodhi gjatë misionit të fundit për vrasjen e Bin Laden, u shpreh një zyrtar tjetër amerikan për AFP-në. Zyrtari amerikan, i cili preferoi të mbetej anonim, njoftoi gjithashtu se trupi i Osama Bin Ladenit është varrosur në det.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button