Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Shkodër, digjet banesa – shpëtojnë familjarët
Një banesë në bulevardin “Skënderbeu” në qytetin e Shkodrës, pronë e shtetasit Mihail Taçi, u përfshi nga flakët në orët e paradites së të shtunës, ndërsa kanë shpëtuar për mrekulli familjarët.
Sipas burimeve të Gazetës Start, nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi fatmirësisht, vetëm pak minuta para zjarrit pjesëtarët e familjes kishin zbritur nga banesa e tyre.
Gjithsesi, bilanci i dëmeve në këtë apartament ka qenë i madh edhe për faktin se aty pak ditë më parë ishte sistemuar me qira një çift i sapomartuar, që e kishte mobiluar të gjithë banesën me orendi krejt të reja.
Mendohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një defekt i ndonjë pajisjeje elektrike, ndërkohë që ekspertët bënë hetimet e duhura.