KosovaLajmePolitika

Në veri shtrihet Ligji i Kosovës, në lindje hyn xhandarmëria serbe

xhandarmeriaPrishtinë, 15 korrik – “Xhandarmëria serbe po vazhdon të bëjë provokime duke hyrë në territorin e Kosovës.

Ajo ka dalë në rrugën e asfaltuar që është pjesë e Kosovës dhe kjo paraqet pasiguri për qytetarët”, ka thënë kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli.

Ai është shprehur i zhgënjyer me mosreagimin e KFOR-it dhe të autoriteteve qendrore. Qeveria ka premtuar se di ta ngrejë këtë çështje në bisedime, e KFOR-i ka thënë se në atë zonë bëhen patrullime të përbashkëta, ndonëse disa foto të cilat i ka siguruar ‘Koha Ditore’, tregojnë ndryshe.

Xhandarmëria serbe ka dalë të premten deri në magjistralen që lidh fshatrat kosovare të Komunës së Kamenicës, Karaçevë dhe Rogaçicë, gjatë patrullave, të cilat i kanë shtuar kohëve të fundit në territorin që në hartë është brenda kufijve të Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.

Ditë më parë është raportuar, se banorët e Karaçevës kanë vënë një “barrikadë” e që në fakt kanë qenë tre flamuj, ai i Kosovës, i shqiptarëve dhe flamuri amerikan, si dhe një pankartë ku ka shkruar “Stop hyrjes së xhandarmërisë serbe”, të vendosura skaj rrugës.

Ato janë hequr më vonë nga persona të panjohur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button