Në veri të Mitrovicës plagosen babë e bir
Dy meshkuj, babë e bir janë therë me thikë të enjten në një incident në pjesën veriore të Mitrovicës, kurse Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Ergin Medic tha për mediat serbe se incidenti ka ndodhur në orën 16 e 40 minuta dhe se me këtë rast kanë marrë plagë V. P. (45) dhe N. P. (21), kurse të arrestuarit janë Z. M. (59) dhe Z. M. (27).
Medic saktësoi se bëhet fjalë për serbë nga Kosova, ndërsa si motiv përmendi mundësinë e raporteve të këqija familjare ndërmjet dy familjeve, transmeton Koha.net.
Të plagosurit gjenden në spitalin e Mitrovicës dhe ata nuk janë në gjendje rreziku për jetën.
Policia e Kosovës këtë rast e ka karakterizuar si tentim vrasje.
Në pjesën veriore të vendit ky është incidenti i dytë serioz në disa ditë të fundit. Në Leposaviq të hënën për shkak të përplasjes rreth vendosjes së një kiosku një person është vrarë, kurse edhe dy ët tjerë janë plagosur gjatë rrahjes para se të ndodhte vrasja.