Ne vitin 1912 Shkupi ka patur 50.000 banore ku 40.000 ishn shqiptare
Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për strukturën e popullsisë së Shkupit. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi ka pasur 50 mijë banorë, prej të cilëve 40.000 ishin shqiptarë, 4.000 bullgarë, 150 serbë etj. Ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pasur shumicë apsolute shqiptare.
Menjëherë pas Luftës së Parë Ballkanike dhe okupimit nga Serbia të qytetit të Shkupit, serbët pa humbur kohë kanë nisur jetësimin e projekteve të tyre, ku përmes kolonizimit dhe reformës agrare, kanë sjellë kolonë nga viset e ndryshme të Serbisë, e sidomos në vitet midis dy luftrave botërore, për të ndryshuar strukturën e popullsisë. Por, megjithatë, sipas këtij dokumenti, deri në vitet 1943-1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët.
Sipas të njejtit dokument, (MPJ të Italisë) gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shkupi ka përjetuar një ngritje të madhe të numrit të banorëve, gjegjësisht në Shkup e rrethinë kishin ardhur mbi 40.000 kolonë. Dokumenti gjithashtu thotë se në vitet 1943-44, Shkupi numuronte 87.000 banorë, prej të cilëve 33.000 ishin shqiptarë.