Në vitin 2030 myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazane
Gjatë vitit 2030 do të agjërohet dy herë në vit sepse njëri agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar dhe tjetri më 26 dhjetor të të njëjtit vit.
Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai solar, kështu që kjo nuk duhet të befasojë, thonë ekspertët. Në kalendarin për vitin 2030 në faqen timeanddate.com thuhet se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilës muslimanët në mbarë botën do ta mirëpresin Bajramin e Ramazanit më 5 shkurt. Deri në fund të atij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor.
Hassan Ahmed Al Hariri, drejtor ekzekutiv i Dubai Astronomy Group, deklaroi për “Gulf News” se pranimi i dy Ramazanëve në një vit nuk do të duhej të konsiderohet fenomen, pasi që muaji hënor fillon për 10 ditë më herët çdo vit, shkruan KOHA Ditore.
“Kalendari solar dhe kalendari hënor dallojnë. Një vit sipas kalendarit mysliman është më i shkurtër se një vit sipas kalendarit gregorian, dhe atë për 10 ditë. Prandaj, ekzistimi i dy Ramazanëve është rezultat natyror i të pasurit të dy kalendarëve të ndryshëm. Kalendarët u shpikën nga njerëzit në mënyrë që të mund t’i përdorim ato si pikë referimi dhe kjo është arsyeja se pse njerëzit duhet t’i pranojnë këta dy Ramazanë si një gjë natyrale”, theksoi Al Hariri.