LajmeMaqedoniaPolitika

Nevzat Halili “ultimatum” Gruevskit për Iliridën

Ish-kreu i PPD-së, Nevzat Halili ka ringjallur përsëri thirrjet e tija për federalizimin apo edhe konfederalizimin e Maqedonisë, dhe ka paralajmëruar shtim të aktivitetit të tij dhe përkrahësve të tjerë të lëvizjes për krijimin e “Republikës së Iliridës” në Maqedoni.

Nevzat Halili shkruan në një dërgesë elektronike se në qoftë se krerët e institucioneve të Maqedonisë nuk do të pranojnë të takohen me të, ai do të fillojë aktivitetet e tij për arritjen e qëllimit të kahershëm, funksionalizimin e Iliridës.

“Shfrytëzoj që institucionet e Maqedonisë të na ftojnë shpejt në takim, sepse edhe pas disa apeleve në 2006 dhe vitin e kaluar, kur iu drejtuam kryeministrit të Maqedonisë me një letër të hapur, ai nuk e pa të arsyeshme të takohet me ne. Por ky është ndoshta apel i fundit, sepse së shpejti institucionet e Republikës së Iliridës do fillojnë të funksionojnë në territoret e saj brenda kufijve”, thuhet në një e-mail të tij, tarsnemton portali Zhurnal.

Mirëpo Halili nuk ka dhënë detaje se si dhe ku do të funksionojnë “institucionet” e Iliridës.

Halili tha se për këtë do të fillojë edhe një fushatë përmes kontakteve me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe një fushatë mediatike e pa mjete të dhunës.

Federalizimi apo edhe konfederalizimi i Maqedonisë janë mënyrat më të mira të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni, konsideron ai.

Sipas Halilit, Maqedonia do të duhej të përbëhej nga dy njësi territoriale etnike, ajo maqedonase dhe shqiptare, në të kundërtën ai konsideron se territoret shqiptare brenda Maqedonisë, të cilat ai i quan me emrin ‘Ilirida’ do të duhej të shpallin pavarësi për të krijuar kështu një konfederatë bashkë me pjesën maqedonase.

“Maqedonia duhet që të ridefinohet si union i dy shteteve dhe dy popujve, të shtetit të Republikës së Iliridës dhe shtetit të Republikës së Maqedonisë. Nëse kjo kërkesë nuk realizohet, atëherë do të kërkojmë shpalljen e Republikës së Iliridës si shtet i pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, pat thënë vitin e kaluar Halili.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button