Nga helikopterët qëllojnë në drejtim të protestuesve! (Video)
Përleshjet shpërthyen sërish anembanë Egjiptit. Mijëra përkrahës të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi, pas namazit dolën rrugëve të qyteteve egjiptiane, duke protestuar përmes “marshit të zemërimit”, për shkak të thyerjes së dhunshme të kampeve të tyre protestuese, gjatë të cilave humbën jetën mbi 600 vetë.
Informacionet e fundit flasin edhe për 60 tjerë të vrarë në disa qytete, ndërsa Al Jazeera raporton se vetëm në sheshin Ramzes janë vrarë të paktën 95 njerëz.
[wp-like-locker]
Mbi këtë shesh në një moment kanë fluturuar helikopterët. Gazetarët e Al Jazeeras njoftojnë se ushtria ka shtënë nga helikopterët në drejtim të protestuesve të paarmatosur.
Më parë, gazetari i ditores britanike Guardian, Patrick Kingsley, kishte raportuar se ishte dëshmitar i një masakre. Sipas tij, pasi ka dëgjuar të shtënat, është drejtuar në sheshin Ramzes dhe në afërsi të xhamisë ka numëruar 19 trupa të vrarë nga plumbat. Para syve të tij vdes një burrë nga plagët.
Përndryshe, ushtria me tanke ka bllokuar dy rrugët kryesore që çojnë në sheshin qendror Tahrir, apo në vatrën e Pranverës Arabe që më 2011 përmbysi regjimin e Hosni Mubarakut.
Demonstratat po mbahen në Aleksandri, Tanta, Matruh, Hurghada, Qeni, Asiutu, Masuri dhe qytete të tjera, ndërsa dhe forcat e sigurisë po përdorin gaz lotsjellës dhe municion luftarak për të shpërndarë demonstruesit.