LajmeMaqedonia

Nga Kalaja “fronti” transferohet te Burmali Xhamia

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM) nuk do të lejojë që mbi themelet e Burmali Xhamisë, ose vakëfit të saj të ndërtohet çfarëdo lloj objekti.

Jakup Selimovski nga BFI thotë për “Lajm” se çdokush që do të tentojë të ndërtojë diçka mbi themelet e Burmali Xhamisë do të pengohet. “Kemi qenë kundër shpalljes së këtij tenderi dhe nuk e pranojmë zgjedhjen e investitorit. BFIM nuk do të lejojë që të ndërtohet asgjë mbi themelet e Burmalisë ose vakëfit të saj. Kushdo që nis të ndërtojë diçka, do të jetë i penguar nga besimtarët myslimanë”, thotë Selimovski. Ai sqaron se askush, as nuk i ka pyetur apo informuar as për shpalljen e tenderit dhe as për shpalljen e fituesit të tij. “Rindërtimi i pallatit të oficerëve do të bëhet aty ku ka qenë, domethënë mbi Burmali xhaminë ose mbi hapësirën e Burmalisë. Ai vend është vakëf i BFIM-së dhe aty askush nuk mund të ndërtojë asgjë”, thotë Selimovski, duke shtuar se BFIM ka reaguar ashpër tek Ministria e Transportit që në momentin kur u shpall ai tender, ku ka qenë kusht se kush e ndërton hotelin, ndërton edhe shtëpinë e oficerëve. BFIM do të informojë edhe investitorin grek, nëpërmjet Ambasadës së Greqisë në Shkup. “Do të reagojmë tek Ambasada e Greqisë, pasi investitori është grek, edhe tek ministria e Transportit edhe tek Qeveria e Maqedonisë. Më pas edhe tek partitë myslimane”, thotë Selimovski.

Ndërkaq, Ramadan Ramadani nga këshilli organizativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë thotë se kush prek vakëfet i ndjek mallkimi. “Kushdo që ka bërë shitje ose keqpërdorim të truallit që është vakëf ka qenë gjithmonë vetë i dëmtuar. Kështu mund t’i ndodhë edhe Qeverisë së Maqedonisë, ku mund ti rrokë ndonjë cunam i Vardarit. Kush prek tokën e vakëfit e zë mallkimi”, thotë Ramadani. Ai thotë se çdo lloj ndërtimi ose shitjeje pa pronarin e vendit, në rastin konkret BFIM-së quhet “hesap pa hanxhi”.

Të premten, u shpall edhe fituesi i tenderit që do të ndërtojë hotelin e stilit barok dhe shtëpinë e Oficerëve. Tenderin e ka fituar miliarderi grek Dimitris Kondominas, si ofertuesi i vetëm.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button