Ngjyra e dhomës ndikon për gjum të mirë!
Ngjyra vjollce stimulon së tepërmi punën e trurit dhe mund të shkaktojë ankthe, ndërkaq ngjyra e kaltër, e verdha dhe e gjelbra ndikojnë në mënyrë qetësuese. Ngjyrat, që ndikojnë në gjumë, ndikojnë po ashtu edhe në sjellje.
Gjumë më cilësor ofron dhoma e gjumit me ngjyrë të kaltër,- afro shtatë orë e 52 minuta, ka konstatuar studimi i zinxhirëve të hoteleve britanike “Travelodge”, i realizuar në 2.000 shtëpi. E kaltra ndikon në mënyrë qetësuese, ndërkaq ngjyra vjollce duhet të shmanget për shkak se stimulon së tepërmi trurin dhe e largon gjumin. Pra, njerëzit në dhomat e gjumit ngjyrë vjollce flenë gjumë mezi pesë orë e 56 minuta.
Pos në cilësinë e gjumit, ngjyrat ndikojnë edhe në sferat e tjera të jetës. Prandaj, më së shumti seks bëjnë çiftet në dhomat ngjyrë karameleje, më së paku në ato me ngjyrë të kuqe. Ja cilat janë përfundimet:
1. Njerëzit të cilët kanë dhomë gjumi të kaltër flenë 7 orë e 52 minuta, më shumë se të gjithë të tjerët të pyetur gjatë studimit. Thuhet se e kaltra lidhet me ndjenjën e qetësisë – uji, qielli i kaltër, etj. – kjo ngjyrë na çlodh para se të flemë. Në fakt, thuhet gjithashtu se e kaltra ul tensionin dhe rrahjet e zemrës, për një gjumë më të më mirë.
2. Disa tonalitete të së verdhës qëndrojnë në vendin e dytë: mesatarisht 7 orë dhe 40 minuta për natë. Të verdhat e ngrohta çlodhin trupin duke stimuluar qetësinë e sistemit nervor.
3. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë argjendi flenë mesatarisht 7 ore e 33 minuta. 21% e të intervistuarve kanë thënë se zgjohen të motivuar.
4. E gjelbra, gjithashtu, krijon ndjenjën e qetësisë. Njerëzit që kanë dhomë të gjelbër flenë 7 orë 30 minuta për natë. 22% e tyre thonë se zgjohen me ndjenjë pozitiviteti.
5. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë portokalli flenë mesatarisht 7 orë e 28 minuta. Atmosfera e ngrohtë që krijohet nga kjo ngjyrë mund të ndikojë shumë mirë në tretje, veçanërisht nëse keni ngrënë vonë vaktin e darkës. Kjo ngjyrë gjithashtu thuhet se çlodh muskujt dhe të përgjumë më shpejt.
6. Njerëzit me dekor gri në dhomën e gjumit flenë mesatarisht 6 orë e 12 minuta. Grija dhe kafja mund të jenë ngjyra të trishta, veçanërisht në dhomën e gjumit, duke i bërë njerëzit të ndihen të izoluar emocionalisht.
7. Dhomat ngjyrë vjollce kanë treguar se janë ato në të cilat flihet më pak, me një mesatare 5 orë 56 minuta. Edhe pse është një ngjyrë shumë elegante dhe artistike, është e vështirë që pas një dite të lodhshme kjo ngjyrë të të qetësojë.
Shumë interesant është fakti që çiftet me dhomën ngjyrë karamele bëjnë seks 3 herë në javë. Në dhomat e kuqe nuk ka shumë magji, ku çiftet bëjnë seks vetëm një herë në javë.
Radha jote: Çfarë ngjyre ka dhoma jote?